Fatlume Shala ka nevojë për ndihmën tuaj! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fatlume Shala ka nevojë për ndihmën tuaj!

11:20 | 05 Janar 2019

Një prind nga Prizreni ka bërë aple që t’i dalin në ndihmë për ta shëruar vajzën e sëmurë.

Fatlume Shala ka nevojë për ndihmën tuaj, pasi që po vuan nga një sëmundje e mëlçisë.

Prindi i saj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të sigurohet ndihmë për të mjekuar të bijën e tij.

“Përshëndetje shok, miq, dashamirë, qytetar të Prizrenit dhe tërë Kosovës, neve na nevojitet një pro faturë e transplantit të mëlqisë, sa kush se po na nevojitet shumë për shërmin e vajzës sime, Fatlume Shala se jena mundu më herët në Turqi po sen nuk kemi mujt me bë me transplanet e prapë vajza është në të njejtën gjendje, ju lutem kush është në Francë, Austri, Zvicer, Gjermani le të mundohen me më siguru një pro faturë, sa kushton transplanti i mëlqisë, ju lutem, ju lutem, ishalla do i lumi Zot e Fatlumës i kalon edhe kësaj radhe” ka shkruar në postimin e tij i ati i Fatlumës.

Komento: