Humolli: S’e votoj asnjë ligj të VV-së deri të bëhet sigurimi shëndetësor për PK-në e FSK-në.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se nuk do ta votojë asnjë ligj të propozuar nga LVV-ja deri në momentin kur bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai po ashtu ka kërkuar që të ketë një trajtim më të dinjitetshëm të veteranëve të luftës në Kosovës.
“Unë iu kam deklaruar deputetëve të LVV-së se asnjë ligj nuk do ta votoj derisa nuk bëhet sigurimi shëndetësorë për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”.