Ish-ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, është prezantuar si kandidat për deputet nga kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.
“Me përkushtim dhe integritet, Fatmir Matoshi është kandidati ideal për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Kam kënaqësinë ta prezantoj Fatmir Matoshin si kandidat për deputet.
Fatmiri ka një karrierë të shquar si ish-ministër dhe ish-nënkryetar i Komunës. Në këto pozita, ai ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e burimeve, zhvillimin e projekteve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Me një përvojë të gjerë dhe një angazhim të pandërprerë, ai ka bërë një ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve dhe ka kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës.
Me përkushtim dhe integritet, Fatmir Matoshi është kandidati ideal për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.