
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në Facebook, përmes së cilës u ka drejtuar një mesazh qytetarëve.
Ai tha se, së bashku me qytetarët, do ta “çajnë rrethimin” dhe do të jenë në Kuvend.
“Ju që i jeni përgjigjur thirrjes sime ‘ta çajmë rrethimin’, ju faleminderit shumë. Së bashku do ta çajmë rrethimin dhe do të jemi në Kuvend”, u shpreh Limaj nga vetura.