Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt sot ka injoruar fjalimin e Presidentit Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e kësaj partie nuk kanë qëndruar në sallë teksa ka mbajtur fjalimin Thaçi në Kuvendin e Kosovës.
Por, e gjithë kjo duket të jetë lojë e partisë së Fatmir Limajt, pasi që lideri i partisë kohën e fudnit duket të jetë i afërt me presidentin Thaçi.
Limaj kohën e fundit është parë në takime të shpeshta me presidentin Thaçi.
Ndryshe, Thaçi sot raportoi para Kuvendit të Kosovës për sfidat dhe sukseset e shtetit të Kosovës përgjatë vitit 2018, mirëpo për këtë fjalim të Thaçit nuk ishin të interesuar shumica e deputetëve.
Përgjatë fjalimit të tij në sallën e Kuvendit u panë vetëm një numër i vogël i deputetëve, rreth 30 prej tyre.
Përpos dy partive opozitare LDK dhe LVV këtë fjalim e ‘injoruan’ edhe partia tjetër opozitare PSD.
Ndërkohë grupit të ‘bojkotuesve’ iu bashkuan edhe partia e pushtetit, Nisma Socialdemokrate. Vetëm një pjesë e kabinetit qeveritar u panë në sallë, së bashku me disa deputet të PDK-së dhe AAK-së.