Fatmir Limaj në pritje të ofertës së PDK-së për koalicion parazgjedhor

13:19 | 29 Dhjetor 2020

Kosova pritet të mabjë zgjedhje të jashtëzakonshme në fillim të vitit 2021.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë sot gjatë ditës së është duke pritur ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për koalicion parazgjedhor.

Limaj këto komente i bëri gjatë vizitës në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, u shpreh Limaj.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese mori vendim për rastin e deputeti Etem Arifi, vota e të cilit ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”.

Kështu vendi pritet që së shpejti të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Komento: