Fatmir Limaj nominohet zyrtarisht për kryeministër

19:48 | 12 September 2019

Limaj tashmë edhe zyrtarisht është nominuar për kryeministër.

Koalicioni NISMA-AKR-PD, ka nominuar sonte edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.

Nisma Socialdemokrate në Konventën që po mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë ka treguar se Limaj nga tani është kandidati zyrtar për kryeministër të Kosovës.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kurse, Bilall Sherifi bëri prezantimin e kandidatit për kryeminsitër të koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj gjatë konvetës së këtij koalicioni

Ai tha se jeta e Fatmir Limajt është praktikisht jeta e Kosovës.

“Kryetar Limaj kur me kërkuat prezantimit tuaj me than te flas vetëm 5 deri 7 minuta. Te flasësh 5 deri 7 minuta per Fatmir Limajn është e pamundur. Do te beje prezantimin ne shkurt. Jeta e Fatmir Limajt është jeta e Kosovës. Me lejoni qe se pari te përshëndes, Jakup Krasniqin. Ne dite te vështira e luftës ne dite te mira te paqes, faleminderit baci Jakup. I nderuari kryetar i AKR-se, Behgjet Pacolli, i nderuari kryetari i PD-se, Ferid Agani. Sa here është folur per luftën e Kosovës edhe për UCK, emri i komandant Çelikut ka shkëlqyer”.

“Për ketë aspekt nuk do te ndalim me Fatmir Limajn. Para se te behej komandant Çeliku, Limaj ishte jurist i ri. Ku do qe shkonte edhe me ke qe takohej Fatmiri ua ngjallte besimin per fitore te pashmangshme. Autoriteti i Komandat Çelikut ishte i natyrshme. Serbia sajoi dosja, duke sajuar akuza nga me te rëndat Edhe ne raste te sajuar, Fatmir Limaj beri qe edhe politikisht te fitoj Kosova. Fatmiri doli fitimtar ne çdo proces te kurdisur ndaj tij”.

Komento: