Fatmir Limaj: Qeveria të kërkojë sanksione për Serbinë, Kosova mund të rrezikohet sërish nga sulmet

18:31 | 03 Tetor 2023
fatmir-limaj:-qeveria-te-kerkoje-sanksione-per-serbine,-kosova-mund-te-rrezikohet-serish-nga-sulmet


Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj kërkon që përfundimisht të ndëshkohet Serbia dhe mos të tolerohet nga ndërkombëtarët.

Limaj supozon që ka ende prova të pa publikuara nga sulmi terrorist në Banjskë.

“Ndërlidhjen e Vuçiqit që çfarë ka bërë në Kosovë e dimë të gjithë, por duhet të faktohen përmes provave. Kemi parë disa prova, por ka edhe prova të tjera që nuk janë të shfaqura. Kjo është rruga që ata të bien në faktorin ndërkombëtar mes provave dhe pastaj të vi ndëshkimi i Serbisë. Ndërkombëtarët nuk duhet të tolerojnë dhe t’u jep asnjë shans atyre që ushqejnë terrorist për të arritur qëllimet politike”.

Ai për Front Online thotë se Qeveria duhet të kërkojë sanksionimin e Serbisë.

Pasi, sipas tij,  situata e 24 shtatorit mund të përsëritët.

“Nëse Serbia ndëshkohet për atë sulm mund të ndërpriten ajo që po ndodhë, por nëse Qeveria nuk mund e provon rastin e vetë deri në fund e komuniteti e lejon, ky sulm është vetëm fillimi. Do të kemi edhe faza të reja që do të tensionojnë e rrezikojnë Kosovën”, thotë Limaj.

Komento: