Fatmir Limaj shkon në Kuvend me disa deputetë, mungon Haxhi Shala

10:54 | 03 Qershor 2020

Limaj arrinë në Kuvend me disa deputetë, mungon Haxhi Shala.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me disa anëtarë të partisë së tij ka arritur në Kuvend të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Tashmë kanë mbetur edhe pak minuta për seancën ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Së bashku me Limajn janë parë edhe deputetët e kësaj partie, Endrit Shala e Albulena Halimaj.

Mirëpo, me kreun e Nismës nuk është parë edhe deputeti Haxhi Shala.
I njëjti ka deklaruar se nuk ka vendosur ende nëse do të votojë pro kësaj qeverie.

Komento: