Fatmir Limaj: Suksesi i NISMA’s është i garantuar

22:45 | 05 Tetor 2024
fatmir-limaj:-suksesi-i-nisma’s-eshte-i-garantuar

Kryetari i subjektit politik, Nisma, Fatmir Limaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se sot ka qenë për vizitë në Prizren.

Ai ka thënë se qëllimi i vizitës ishte që “të bëhej koordinim me bashkëpartiakët për të vazhduar aktivitet dhe nevojën e NISMA-së karshi zhvillimeve politike në vend”.

Tutje ai ka thënë se: Fryma pozitive po na përcjellë gjithëandej dhe suksesi i NISMA-së tashmë është i garantuar!

Komento: