Fatmir Limaj flet pas takimit me Isa Mustafën.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Tha të ketë qenë takim i rregullt, i cili ka pasur të realizohet të shtunën por është shtyrë shkaku i disa çështjeve personale.
“Folëm edhe për rëndësinë e procesit zgjedhor. Kosovën e presin tema të rëndësishme, duhet të jemi të kujdesshëm në fazën parazgjedhore. Kosovës i duhet një qeveri e cila kryen pune. Është një moment i rëndësishëm dhe vendi mjaft ka humbur. Është momenti që vetë procesi zgjedhor të karakterizojë seriozitetin për qeverinë e ardhshme. Nuk është mirë që fushatat të bëhen me patriotizëm e pastaj të veprohet krejt ndryshe”, u shpreh Limaj, raporton KTV.
Ai tha të kenë diskutuar me Mustafën të gjitha temat, duke shtuar bisedojnë me gjithë partnerët e më pas vendosin për mundësinë e koalicioneve.
“Procesi zgjedhor është vetëm një fazë. Kosovës i duhet një qeveri që kryen punë”, potencoi ai.