Fatmir Limaj uron qytetarët për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

10:47 | 17 February 2019

Kosova sot feston 11 vjetorin e Pavarësisë, e me këtë rast edhe Fatmir Limaj ka bërë një urim.

Limaj ka thënë se Pavarësia e Kosovës është kurorëzim e përpjekjeve dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të popullit të Kosovës.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në faqen e Nismës në ‘Facebook’, ka thënë se Kosova tanimë po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë dhe së 11 vjetori i Pavarësisë e gjen vendin me ushtri.

“Në këtë ditë të shënuar kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për ta realizuar këtë ëndërr. Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetar i vendi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Limaj nuk i ka harruar as miqtë ndërkombëtare në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat i qëndruan krah Kosovës në rrugëtimin e saj drejt pavarësisë.

Shënimi i plotë i Limajt:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot bëhen 11 vjet nga shpallja e Pavarësie së Kosovës. Pavarësia e Kosovës është kurorëzim e përpjekjeve dhe përkushtimit të gjeneratave të tëra të popullit të Kosovës.
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për ta realizuar këtë ëndërr.

Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetar i vendit.
Kosova tanimë po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë. 11-vjetori i Pavarësisë e gjen vendin me Ushtri.

Komento: