Fatmir Limajt nuk i doli parashikimi, Nisma mbetet larg nën prag

08:36 | 15 Shkurt 2021

KQZ drejt përfundimit të numërimit, Nisma zyrtarisht nuk e kalon pragun.

Partia e Fatmir Limajt tashmë kur janë numëruar mbi 97% e votave, rezulton se ka marrë saktësisht 20 mijë e 59 vota.

Kthyer në përqindje i bie 2,59% që për Nismën Socialdemokrate janë të pamjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor.

Kjo përqindje e votave të publikuara nga KQZ-ja është nga totali i votave të rregullta të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato të diasporës.

Komento: