Fatmir Limën e Haxhi Shalën i bën bashkë prapë UÇK-ja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fatmir Limën e Haxhi Shalën i bën bashkë prapë UÇK-ja

08:23 | 25 Gusht 2020

UÇK-ja bën bashkë prapë Fatmir Limën e Haxhi Shalën.

Fatmir Limaj e Haxhi Shala ka disa muaj që i kanë thyer raportet e tyre. Dalja e Shalës nga Nisma dhe marrja e shumë anëtarëve të kësaj partie në AAK kanë bërë që raportet e tyre të bien në pikën zero.

Por, kur në pyetje është UÇK-ja, Limaj e Shala duket se janë prapë “dosta”. Lideri i Nismës i ka dalur në mbështetje deputetit Shala pas ftesës që ka marrë ky u fundit nga Gjykata Speciale.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë dhe asnjë̈ gjykatë nuk mund ta njollos atë̈.

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin Haxhi Shala, është në vazhdën e ftesave të kësaj Gjykate për luftëtarët e lirisë̈. Por, ajo që duhet çmuar është se, ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkese që vjen nga sistemi i drejtësisë.

Jam i bindur që edhe Haxhiu do ta kaloj me dinjitet këtë sfidë si gjithë bashkëluftëtarët tjerë”, ka shkruar Limaj në reagimin e tij.

Komento: