
Aktori Fatmir Spahiu, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë apelin për t’i ndihmuar 30-vjeçares së diagnostikuar me Acute Myeloid Leukemia (AML).
Sipas linkut në të cilin mund të depononi ndihmën tuaj financiare, Pranvera është duke kaluar një moment kritik në jetën e saj dhe koha është shumë e kufizuar, pasi ajo ka nevojë për transplant të palcës kurrizore që të ketë edhe një shans për të jetuar.
Ajo ka kaluar muaj të tërë në kimioterapi intensive dhe çdo ndihmë, sado e vogël, e afron Pranverën pranë trajtimit që i nevojitet urgjentisht.