Fatmir Spahiu ironizon me deklaratën e Xhavit Halitit

15:56 | 22 Mars 2021

Spahiu ka ironizuar me deklaratën e Xhavit Halitit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se “për pikë të qejfit” e ka votuar Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Këtë deklaratë të tij e ka komentuar aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook duke e shoqëruar me batutë.

Spahiu ka shkruar se nuk pajtohet me Xhavit Halitin lidhur me këtë deklaratë pasi Kosova duhet të investojë në prodhimin e filmit.

“Ketu nuk jam dakord me zotriun, Xhavit Haliti. Mendoj qe Kosova duhet te investojë ne prodhimin e filmit. Kemi dhjetra deshmi qe filmberesit kosovarë kane dhene kontribut te jashtezakonshem ne afirmimin e Kosoves si shtet. Jane me dhjetra cmime nderkombetare qe filmberesit tone i kane sjelle Kosoves perkunder bugjeteve te varfera me te cilat administrohen”, ka shkruar Spahiu.

Tutje shton, se ka dhjetëra dëshmi që film bërësit kosovar kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e Kosovës si shtet.

Postimi i plotë i tij:

Ketu nuk jam dakord me zotriun, Xhavit Haliti.

Mendoj qe Kosova duhet te investoj ne prodhimin e filmit. Kemi dhjetra deshmi qe filmberesit kosovar kane dhene kontribut te jashtezakonshem ne afirmimin e Kosoves si shtet. Jane me dhjetra cmime nderkombetare qe filmberesit tone i kane sjelle Kosoves perkunder bugjeteve te varfera me te cilat administrohen.

Pa film nuk ka zhvillime te hovshme kulturore dhe promocionale te Kosoves.

Une besoj qe jo vetem zotriu Haliti por edhe deputet tjere te japin kontributin e tyre ne berjen e filmave dhe ne pergjithesi zhvillimin e kinematograsife vendore!

Urime te gjitheve dhe suksese ne pune!

Komento: