Klinaku i revoltuar pasi dëshmitarja kundër Thaçit dhe të tjerëve po dëgjohet në seancë private.
Dëgjimi i dëshmitares së parë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po zhvillohet në seancë private.
Lidhur me këtë është shprehur i revoltuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.
Ai gjithashtu ka përmendur faktin që dëshmitarja është e mbrojtur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi fytyra dhe zëri i saj janë fshehur.
“Pak po iu duket që i fshehët fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku.