Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka ironizuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) përmes një statusi në rrjete sociale, në mes të zërave dhe spekulimeve për prishjen e koalicionit me Listën GUXO në Mitrovicë.
Peci nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për prishjen e koalicionit, por përmes statusit në Facebook “Me 3% nuk punon as iPhone-i” ka lënë të nënkuptohet se bashkëpunimi politik është vënë në pikëpyetje.
Deri më tani, nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga palët për prishjen e koalicionit./Gazeta10

