Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci, ka vendosur që ta shpërblej këshilltarin e jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.
Përmes dokumenteve të siguruara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, të cilin pronar ka këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh..
Kjo nuk është hera e parë që Peci bën favozrizime të tilla.
Kujtojmë se Periskopi javë më parë raporti se edhe bashkëpartiaku i Pecit Bahtijar Berisha, kishte fituar grant 50 mijë eurosh.
Gjatë ditës së djeshme, u ‘zbulua’ edhe granti 100 mijë eurosh që kishte marrë vëllai i deputetes Fitore Pacollit./Periskopi/