Ministri Peci në SHBA, nënshkruan memorandumin e parë të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. Ai përmes një postimi në “Facebook”, se ka nënshkruan një memorandum të bashkëpunimit me Ann Marie përfaqësuese e Programeve Akademike në Universitetin e Shtetëror të Iowës.
Qëllimi i këtij memorandumi, Peci thotë se është avancimi në sektorin e bujqësisë.
“Krahas kësaj, shkëmbimi i eksperiencave me ekspertë të këtij Universiteti do ta lehtësojë avancimin e sektorit përmes praktikave më të mira bujqësore të Iowës”, ka shkruar ndër të tjera Peci.
Postimi i plotë i ministrit Peci:
Në kuadër të vizitës sime në Iowa, kam nderin dhe kënaqësinë që përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që nënshkruam sot së bashku me Ann Marie VanderZanden, përfaqsuesen e Programeve Akademike në Universitetin e Shtetëror të Iowës, hodhëm hapin e parë drejtë një bashkëpunimi të mirëfilltë me qëllim avancimin e sektorit të bujqësisë.
Duke pasur parasysh që Iowa jo vetëm në SHBA por edhe në të gjithë botën është një ndër shembujt kryesorë për zhvillimin e bujqësisë, nënshkrimi i këtij memorandumi do të ketë impakt pozitiv për bujqësinë në Kosovë pasi që përmes projekteve konkrete do të adaptohen qëllimet strategjike duke i kontribuuar zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe jo vetëm.
Krahas kësaj, shkëmbimi i eksperiencave me ekspertë të këtij Universiteti do ta lehtësojë avancimin e sektorit përmes praktikave më të mira bujqësore të Iowës.