Faton Peci thotë se i riktheu në shërbim të Ministrisë 600 m2 të objektit ku është e vendosur AAK-ja

14:33 | 15 Mars 2024
faton-peci-thote-se-i-riktheu-ne-sherbim-te-ministrise-600-m2-te-objektit-ku-eshte-e-vendosur-aak-ja

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka shkuar sot në hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë e ku janë të vendosura edhe zyret e AAK-së në Ulpianë. Ai ka njoftuar se ka rikthyer mbi 600 metra katrorë në shërbim të instutucionit të Ministrisë së Bujqësisë, shkruan FrontOnline.net

”Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit”. ka shkruar Peci.

Postimi i Pecit:

I rikthyem mbi 600 metra katrorë në shërbim të titullarit; Ministrisë së Bujqësisë!

Sot vizitova hapësirat e objektit të Ministrisë së Bujqësisë në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku kemi rikthyer mbi 600 metra katror në shërbim të institucionit. Së shpejti do të fillojmë me procesin e renovimit.

Mbetem optimist se instancat e sistemit të drejtësisë do të marrin një vendim meritor që objekti i Ministrisë dhe hapësirat për rreth saj të jenë në shfrytëzim dhe shërbim për titullarin dhe njëherit të mundësohet zbatimi i vendimit tim si Ministër i marrë me datë 22.08.2023.

Komento: