Faturat e larta të energjisë/ Akuzohet Qeveria për vendimet e fshehta, kërkohet hetim

18:31 | 26 Dhjetor 2023
faturat-e-larta-te-energjise/-akuzohet-qeveria-per-vendimet-e-fshehta,-kerkohet-hetim

Çmimet e larta në faturat e fundit të energjisë elektrike kanë ngjallur reagim në opinion.

Pas kësaj, KESCO ka dalë më një reagim pas ankesave të qytetarëve se faturat e këtij muaji kanë ardhur shumë më të larta se ato të muajit paraprak.

Nga KESCO kanë thënë se rritja e vlerës se faturave në këtë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje.

Nj gjë e tillë po kritikohet nga ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri.

Ai në një prononcim për Front Online ka thënë që kjo është e tepërt dhe se duhet të reagohet në mënyrë ligjore.

“Me u shtrejntu rryma që është prej një pozicioni që merr më së shumti para nga buxheti familjar, kjo është e tepërt. Këtu mbetet rruga ligjore me reagu, edhe qytetarët, subjektet politike kushdo që mendon për mirëqenien e këtyre njerëzve në Kosovë, me reagu në mënyrë ligjore”, u shpreh ai.

 

Ish-ministri i Ekonomisë: Qeveria po merr vendime fshehtë, nuk po pyet askënd

 

Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri për Front Online ka thënë që Qeveria aktuale nuk po pyet askënd.

Sipas tij, pushteti po merr vendime fshehtë dhe veprime të paligjshme.

“Këta e kanë bërë një mënyrë të qeverisjes në mënyrë totalitare, po i duken që e kanë marr 100% pushtetin edhe nuk kanë nevojë me marr mendimin e opozitës e as askujt. Një parti në pushtet janë bërë edhe nuk lind nevoja mu sqaru me opinionin dhe vendimet qysh po i marrin në mënyrë të fshehtë, bëjnë veprime të paligjshme por pastaj për numër të votave i mbulojnë me ndonjë vendim”, u shpreh ai.

 

Ish – Avokati i Popullit për faturat e larta të energjisë: Pa njoftim paraprak për shtrenjtim, të bëhen hetimet

 

Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë se duhet të hetohet rritja e faturave të energjisë elektrike, nëse nuk ka pasur paralajmërim.

 “ZRrE është vendimmarrës për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nëse nuk ka një njoftim paraprak me i njoftu qytetarët për shtrenjtimin e energjisë elektrike në faturat me çmim të ri, atëherë kjo i bjen që është shqetësim i kësaj natyre, i bjen të merren hetimet”, u shpreh ai.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka thënë për Front Online se deri me tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë zyrtare nga konsumatorët në lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023.

Në një përgjigje për Front Online thuhet se nuk ka ngritje të çmimit të energjisë.

“ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa zyrtare te konsumatorëve ne lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023”, thuhet në përgjigje.

ZRrE ka thënë se tarifat e energjisë janë duke u aplikuar sipas vendimit të datës 30 mars 2023.

Komento: