Fauci jep lajmin e madh, tregon se kur mund ta kemi vaksinën kundër Koronavirusit

19:16 | 28 Korrik 2020

Fauci me një lajm të mirë për vaksinën: Mund të kemi një befasi në vjeshtë.

Një lajm i mirë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me testimet që po kryhen për arritjen e një vaksine të mundshme që do të luftonte koronavirusin.

Imunologu Anthony Fauci, i cili është po ashtu kreu i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive deklaroi se një vaksinë kundër Covid-19 mund të jetë e gatshme brenda muajve tetor dhe nëntor.

Sipas tij, tashmë dy vaksina kanë kaluar në fazën e tretë të testimit dhe një prej tyre mund të marrë aprovimin për t’u prodhuar në nëntor apo dhe më herët.

Më parë, u njoftua se Shtetet e Bashkuara dyfishuan investimet financiare, në një total afër 1 miliardë dollarë, për zhvillimin e një vaksine të mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga ndërmarrja amerikane Moderna, e cila po hyn në fazën e fundit të provave klinike.

SHBA ka premtuar 472 milion dollarë shtesë, përveç 483 milion dollarëve që ajo tashmë ka njoftuar, tha Moderna në një deklaratë të dielën.

Kompania sqaron se ka vendosur të kryejë ndjeshëm testime klinike më të gjera të fazës së tretë sesa ishte planifikuar fillimisht.

Vaksina e tyre eksperimentale, e cila stimuloi prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit në të gjithë pjesëmarrësit, 45 prej të cilëve ishin në fazën e parë të eksperimentit, do të jenë në gjendje të testohen nga 30,000 persona nga e hëna, gjysma e të cilëve do të marrin një dozë prej 100 mikrogramë dhe gjysma tjetër një placebo.

SHBA, më të prekurit në botë, me më shumë se 146,000 vdekje dhe ku ka shumë raste të reja çdo ditë, ka njoftuar investime të mëdha në imunizimin e amerikanëve në muajt e fundit që nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Ndërsa gara për të gjetur një vaksinë po zhvillohet në mesin e disa laboratorëve në të gjithë botën, laboratori Moderne tashmë po udhëheq dhe po hyn në fazën e fundit të provave klinike, thelbësore për të ditur nëse vaksina është efektive apo jo.

Komento: