Faza e dytë e lehtësimit të masave, kolonat e tollovia në komunikacion i kthehen Prishtinës

20:42 | 18 Maj 2020

Prishtinës i janë rikthyer kolonat e tollovitë në komunikacion.

Sot, më 18 maj e deri më 2 qershor do të zbatohet faza e dytë e lehtësimit të masave kundër përhapjes së COVID-19. Në këtë fazë përfshihet funksionalizimi i disa bizneseve si, kafiterive, salloneve të ondulimit, etj,.

Pas lehtësimit të masave Prishtina është parë e stërngaruar me vetura. Rreth orës 17:30 rrugët e kryeqytetit kanë qenë të bllokuara e me kolona gjë që nuk i kemi parë tash e dy muaj.

Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë marrë vendim që masat mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit të aplikohen ne tri faza dhe kjo në bazë të numrit të të infektuarve.

Theksojmë se, lista e përpiluar nga MSH-ja bazohet nga udhëzuesi i përkohshëm për lehtësimin e masave nga pandemia nga data 18 maj deri më 2 qershor.

Kjo listë është ndarë në dy pjesë, me ngjyrë të kuqe që dallon bizneset që iu ndalohet veprimtaria, me ngjyrë të gjelbër që ju lejohet veprimtaria.

Komento: