Fazliji pas debutimit me Kosovën: Sapo realizova ëndrrën

19:17 | 11 Nëntor 2020

Kombëtarja Shqiptare e ka fituar miqësoren vëllazërore ndaj Kosovës me rezultat 2:1.

Bekim Balaj (’31) dhe Myrtu Uzuni (’65) i realizuan sot golat e fitores për skuadrën e Edi Rejës.

Pas ndeshjes, futbollisti Betim Fazliji i cili debutoi sot për Kosovën në “TVSH” deklaroi:

“E realizova ëndrrën, sapo debutova me Kosovën dhe luajtëm ndaj vëllazërve tanë, Shqipërisë”.

“Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, bënim edhe pressing”, tregoi ai.

“Në çdo ndeshje hyjmë për të fituar, por ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë kërkojmë vetëm tri pikë”, shtoi mbrojtësi i St. Gallenit.

Komento: