Federata braziliane: Do ta presim Ancelottin deri më 25 maj.
Ednaldo Rodrigues, president i Federatës së Futbollit të Brazilit ka folur për selektorin e ri, të cilin është duke e kërkuar “Seleçao”.
Në asamblenë gjenerale të Federatës, u fol edhe për kandidatët, ndërsa duket se Carlo Ancelotti është prioritet i kësaj Federate, shkruan Gazeta Express.
“Para se të kalojmë në planin B, duam ta verifikojnë deri në fund çdo mundësi që mund ta çojë në fund të realizimit të planit A (Ancelottin). E kemi një takim me një kub dhe duhet ta dëgjojmë versionin e tyre. Shpresoj që të mund ta zyrtarizojmë trajnerin tonë të ri më 25 maj”, theksoi Rodrigues.
Nëse nuk arrihet marrëveshja me Ancelottin, Federata Braziliane i ka në opsion trajnerin e Fluminenses, Fernando Diniz, i cili së fundmi e fitoi kampionatin kariok dhe e ka simpatinë e drejtuesve të Federatës, por edhe trajnerët portugezë, Abel Ferreira (Plameiras) e Jorge Jesus (Fenerbahce).