Federata e Futbollit e Portugalisë ka vendosur që ta nisë një ankesë në FIFA, në mënyrë që golin e parë t’ia regjistrojë Ronaldos, jo Bruno Fernandesit.
Kështu të paktën bën të ditur uebsajti i njohur, SportBibble.
Portugezi u gjet në një moment të mirë shënimi, teksa u duk se e preku topin për ta çuar në rrjetë.
Gjithsesi, kështu nuk mendoi FIFA që golin ia numëroi Bruno Fernandesit.
Mbetet të shihet nëse kërkesa e portugezeve do të merret parasysh.