Federata italiane: Lojtarët do të izolohen dhe testohen menjëherë pas ndeshjeve.
Federata e Futbollit e Italisë vazhdon ta studiojë protokollin shëndetësor të arritur në bashkëpunim me qeverinë italiane. Lojtarët do të izolohen dhe do të testohet menjëherë pas ndeshjeve të Kupës së Italisë këtë fundjavë.
Sot do të kthehet futbolli në Itali pas gati tre muajve pauzë, me ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, në një Allianz Stadium të zbrazët, transmeton Gazeta Express.
Gazeta italiane Il Messaggero shkruan se skuadrat e Juventusit dhe Milanit do të izolohen dhe do të testohen menjëherë pas ndeshjes së Kupës së Italisë sonte.
Në rast se të gjitha testet dalin negative, atëherë lojtarët do të testohen edhe dy herë të tjera para dhe pas ndeshjes së ardhshme, në mënyrë që të sigurohen plotësisht të mos përhapet virusi dhe të shmanget izolimi prej dy javësh.
Rregulla për izolim për 14 ditë për lojtarët e rrezikon përfundimit e kampionatit në Serie A dhe Federata e Italisë është duke tentuar të gjejë një mënyrë se si t’i shmanget karantinës për dy javë.
Nëse u aprovohet ky plan, atëherë periudha e izolimit do të zvogëlohej nga 14 ditë në 96 orë.