Federata italiane merr vendim për ndeshjen Genoa-Milan

19:30 | 10 Janar 2019

Serie A ka njoftuar ndryshime në kohën e nisjes për ndeshjet Genoa-Milan dhe Juventus-Chievo më 20 janar.

Udhëtimi i Milanit në Genoa tani do të luhet në orën 14:00 dhe jo në orën 20:00, ndërsa vizita e Juventusit në Chievo do të zhvillohet më vonë në orën 19:30 në vend të orës 18:00, përcjell ORAinfo.

Ndryshimet u organizuan nga Observatori i Ngjarjeve Sportive për Ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, për arsye të ‘rendit publik’.

Salvini kishte bërë thirrje që ndeshje në Marassi të luhej ‘gjatë ditës’ për shkak të rivalitetit ‘historik’ mes tifozëve Grifone dhe Rossonerëve. /ORAinfo/

Komento: