Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Komisionin e Pavarur për Media, ku është zgjedhur kryetari i ri, ndonëse kryetari i vjetër, Jeton Mehmeti, kishte pasur mandat edhe pak ditë, shkruan Gazeta Express.
IFJ thotë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për rastin në fjalë.
Në këtë reagim, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thotë se Komisioni i Pavarur i Mediave duhet të mbetet i lirë nga ndikimi politik me qëllim të ruajtjes së mandatit për ruajtjen e lirisë së mediave.
“IFJ ndanë të njëjtin shqetësim me AGK-në për procesin e përshpejtuar të zgjedhjes së kryetarit të KMP-së. KMP duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik për të ruajtur mandatin e mbrojtësit të lirisë së mediave”, thuhet në reagim.
Kusari e kishte cilësuar si përpjekje të pushtetit për ta kapur Komisionin e Pavarur të Mediave.
v
#Kosovo: The #IFJ shares @AGK_AJK concern over the fast-tracked election process of the new Independent Media Commission’s chairperson. The IMC must remain free from political influence to uphold its mandate of safeguarding media freedom. @xhemajl_rexha https://t.co/QC4cyyleQb
— IFJ (@IFJGlobal) January 22, 2025