Federata Portugeze bën këtë lëvizje për të nënshkuar me Jose Mourinhon!

11:32 | 22 December 2022

Federata Portugeze programon takimin me Mourinhon

Federata Portugeze e Futbollit po bën presion që Jose Mourinho të drejtojë kombëtaren dhe kanë planifikuar një takim të rëndësishëm me trajnerin e Romës.

59-vjeçari ka qenë në krye të Giallorossëve që nga qershori 2021 dhe ka bërë mirë në kryeqytetin italian, duke e udhëhequr klubin drejt titullit të tyre të parë evropian në Ligën e Konferencës sezonin e kaluar.

Pozicioni i tij në stolin e Romës ka ndihmuar në tërheqjen e një numri yjesh në klub, duke përfshirë emra si Paulo Dybala dhe Georginio Wijnaldum.

Sipas A Bola, Federata Portugeze beson se Mourinho do të ishte opsioni perfekt për ta zëvendësuar Fernando Santosin në krye të ekipit kombëtar dhe ata kanë planifikuar një takim me 59-vjeçarin në javët e ardhshme për ta bindur atë për idenë.

Mourinho është aktualisht në Portugali në një kamp stërvitor me skuadrën e tij dhe ai do të qëndrojë në vendin e tij të lindjes për të kaluar Krishtlindjet me familjen e tij.

Para kthimit të tij në kryeqytetin italian, i planifikuar për 26 dhjetor, ai do të takohet me Fernando Gomes, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit ka kontratë me Romën deri në qershor 2024 dhe duket se është i lumtur me projektin e tij në rritje në kryeqytetin italian.

Komento: