Fedrata italiane merr vendim për ndeshjen Juventus-Milan që do të zhvillohet të mërkurën

09:12 | 01 Mars 2020

Juventus-Milan zhvillohet me tifozë, pak ditë pasi Juventus-Inter u shty.

Takimi kthyes gjysmëfinal mes Juventusit dhe Milanit do të jetë i hapur për tifozë, me përjashtim të atyre që vijnë nga zonat e rrezikuara nga koronavirusi, si Lombardia, Veneto dhe Emilia.

Lajmi u konfirmuar nga agjencia italiane e lajmeve, Ansa, ndërsa ndeshja do të zhvillohet më 4 mars, të mërkurën, çuditërisht vetëm tri ditë pasi derbi italian mes Juventusit dhe Interit u shty edhe pse ishte vendosur që ai të luhej pa praninë e tifozëve këtë të diele, raporton Gazeta Express.

Ndeshja e parë mes tyre në San Siro u mbyll baras 1:1, prandaj finalisti do të vendoset të mërkurën në Allianz Stadium në Torino.

Nga mesnata e së dielës do të hiqet ndalesa ndaj ngjarjeve publike dhe shkollave në regjionet si Piedmont, Liguria dhe Friuli.

Por ndalohen tubimet e mëdha në regjionet si Ombardi, Veneto dhe Emilia.

Për shkak të kësaj situate, ndeshja e kupës mes Juves dhe Milanit do të jetë e hapur për tifozë, me përjashtim të atyre nga regjionet e prekura nga virusi.

Tifozët e Interit, ndërkohë, nuk do të ketë të drejtë të udhëtojnë drejt Napolit për ta shikuar ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të enjten.

Komento: