Fejohet Hazani, ja si ia shërben kafen turke burrit të saj

13:52 | 14 January 2019

I ka dhënë fund beqarisë.

Bëhet fjalë për aktoren 27-vjeçare Deniz Baysal dhe këngëtarin 35-vjecar Baris Yurtcu. Ata kanë bërë një fejesë shumë tradicionale ku sigurisht nuk mund të mungonte riti i kafesë turke.

Nusja e përgatit, ia shërben bashkëshortit dhe të gjithë presin reagimin nëse atij i pëlqen apo jo.

Ata nuk kanë nguruar t’i ndajnë me ndjekësit këto momente kaq të veçanta për ta. Ai që binte tepër në sy ishte dhe fustani shumë i vecantë i aktores turke.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë me qëndisje që nxirrnin në pah feminilitetin e saj dhe i tregonin linjat perfekte

Komento: