
Ajo më nuk është më beqare.
Është fejuar Samanta Karavello.
Djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ai e ka bërë lajmin e gëzuar të ditur për miqtë e tij duke postuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram.

“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram, derisa kanë konfirmuar se janë fejuar.
Ndryshe, Samanta Karavello gjithmonë e ka mbajtur tejet private jetën e saj sa i përke sferës së dashurisë.
Këngëtarja e cila u bë e njohur nga talent shou “Ethet e së premtes”, u bë vite që po jeton në Amerikë.
