Fejohet moderatorja e njohur

17:26 | 17 Nëntor 2019

Moderatorja e njohur i ka dhënë fund beqarisë.

Edita Sopjani përmes disa fotografive në rrjete sociale ka bërë të ditur se sot është fejuar.

Ajo postoi një fotografi, në të cilën tregoi unazën e fejesës dhe në mbishkrimin e saj shkruan “Dhe unë thashë po”.

Propozimi për fejesë, Editës iu bë surprizë nga partneri, njëherësh edhe si dhuratë ngaqë ajo sot feston ditëlindjen.

Për ndryshe, Edita Sopjani tash e një kohë është duke punuar si prezantuese në Radio Televizionin e Kosovës.

Komento: