Fejohet Morena Taraku, zbulon detaje nga ceremonia?

13:12 | 06 February 2019

Morena Taraku është ndër personazhet më të përfolura në estradën tonë.

E filloi karrierën si modele, pastaj vazhdoi si Miss, për të përfunduar së fundmi si këngëtare, shkruan ORAinfo

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku bën postime të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Morena e ka publikuar një foto në Instastory me të cilën i ka habitur të gjithë fansat e saj.

Me imazhin e postuar ajo ka lënë të nënkuptohet se dikush i ka propozuar dhe ajo i ka kthyer përgjigjen ‘po’ publikisht.

“Unë i thashë po” ka shkruar Morena Taraku pranë fotos.

Nuk dihet se kush ia dhuroi unazën prej diamanti dhe nëse kjo është e vërtetë apo e ka bërë në formë të shakasë. /ORAinfo/

Komento: