Fejzullahu i ZRrE-së: Kërkesa e KEK-ut për rritje të çmimit nuk është marrë parasysh

15:03 | 22 Mars 2024
fejzullahu-i-zrre-se:-kerkesa-e-kek-ut-per-rritje-te-cmimit-nuk-eshte-marre-parasysh

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE),  Ymer Fejzullahu ka deklaruar se nuk kanë pranuar propozimin e KEK-ut për rritjen e tarifave.

Por që nuk tregoi nëse do të ketë rritje ose jo.

“Çmimi i KEK-ut për rritje nuk është marrë parasysh. ZRRE ka marrë çmimin aktual të gjenerimit. Të hyrat e operatorëve në vlerë prej 399.6 milionë euro do të përfshihen në tarifat e konsumatorëve. Ne jemi duke i shqyrtuar propozimet e operatorëve dhe pastaj do të vendosim”, tha ai, raporton eo.

Komento: