Fekir paralajmëron Barcelonën, ja çka do të ndodh në ‘Camp Nou’

22:54 | 04 Mars 2019

Ndeshja e parë e luajtur në Francë është mbyllur me rezultatin 0:0.

Ylli i Olympique Lyon, Nabil Fekir, ka parlajmëruar skuadrën e Barcelonës, para ndeshjes së kthimit në ‘Camp Nou’.

Barcelona dhe Lyon janë vënë përball njëra tjetrës në kuadër të fazës së 1/16ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e luajtur në Francë është mbyllur me rezultatin 0:0, por kjo nuk po i frikëson lojtarët e Lyon, të paktën sipas fjalëve të Fekir i cili ka paralajmëruar katalanët.

“Ne besojmë se mund të fitojmë në ‘Camp Nou’” ka thënë ai kur është pyetur për këtë ndeshje, transmeton lajmi.net.Lyon kanë ngritur vetëbesimin me fitoren bindëse ndaj Toulouse, para natës historike në Barcelonë, javën tjetër.

Komento: