Felix- Arsenal, ky është reagimi i tifozëve

12:50 | 24 Shkurt 2022

Tifozët e duan Joao Felix në Arsenal.

Ekipi i Arsenalit është pas një sulmuesi. Tifozët e ekipit e kërkojnë Joao Felix.

Tifozët e Arsenalit i kanë kërkuar drejtorit teknik Eduardo Cesar, që të përpiqet të nënshkruajë me yllin e Atletico Madrid, Joao Felix këtë verë, njofton lajmi.

Pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyang te Barcelona, Topçinjtë kanë nevojë për një sulmues me cilësi të larta.

Si opsion për ekipin e Mikel Arteta është sulmuesi nga Portugalia, Felix. Ai gjithashtu është dëshira e tifozëve të ekipit nga Londra.

22 vjeçari iu bashkua Atletico Madridit për 114 milionë funte në verën e vitit 2019. Mbetet të shihet se a do të transferohet te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës.

Komento: