Joao Felix raportohet se dëshiron që të largohet nga Atletico Madridi në afatin kalimtar dimëror.
Sipas “Marca”, sulmuesi portugez nuk është i lumtur në “Wanda Metropolitano” dhe dëshiron të largohet qysh në janar.
Madje, agjenti Jorge Mendes thuhet se ka nisur të kërkojë klub të ri për klientin e tij.
Felix po kalon një sezon të vështirë dhe ende nuk ka shënuar gol në la Liga.
Frustrimi i tij thuhet se u shtua edhe më shumë nga ndeshja e fundit kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve, pasi nuk u paraqit fare në lojë.
Në fakt, 22-vjeçari u pa duke bërë ngrohjet për t’u inkuadruar në lojë – por Diego Simeone nuk e inkuadroi.
Ndryshimi i skuadrës mund të jetë pozitiv për ish-sulmuesin e Benficas, që të “ri-ndezë” karrierën e tij.
Joao Felix me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.