Felix fiton çmimin Golden Boy 2019, lë pas shumë yje

15:15 | 27 Nëntor 2019

Ylli i Atletico Madridit dhe Portugalisë, Joao Felix ka fituar çmimin Golden Boy 2019 për lojtarin më të mirë të moshave u-21 vjeç në futbollin Evropian.

Ai ishte një fitues me 332 pikë, i ndjekur nga Jadon Sancho i Anglisë (Borussia Dortmund, 175 pikë) dhe talenti gjerman i Bayer Leverkusen Kai Haverts (75 pikë),përcjell ORAinfo.

Nga 40 vota, 25 e vendosën Joao Felix në vendin e parë.

Trofeu është i organizuar nga gazeta italiane Tuttosport dhe është vendosur nga 40 gazetarë të profilit të lartë nga e gjithë kontinenti./ORAinfo/

Komento: