Fëmija disa muajsh vdes nga COVID-19, viktima më e re në moshë në botë

10:38 | 29 March 2020

SHBA, fëmija disa muajsh vdes nga COVID-19, viktima më e re në moshë në botë.

Një fëmijë më pak se një vjeç është viktima më e re nga koronavirusi në botë. Vogëlushi ishte nga Ilinis, në shtetin E J. B. Pritzker, SHBA. Lajmi bëhet i ditur nga guvernatori i cili shprehet i shqetësuar dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë nga ky virus i frikshëm.

“Nuk ishte regjistuar ndonjherë një rast vdekje tek një fëmijë kaq i vogël nga COVID-19. Për këtë kanë nisur dhe hetimet” – tha drejtori shëndetësor i Illinois, Ngozi Ezike.

Zyrtarët nuk kanë lëshuar asnjë informacion tjetër për djalin e vogël as nëse ai kishte problem të tjera shëndetësore. Kujtojmë që në SHBA deri tani jane regjistuar 124.665 të prekur dhe 2227 të vdekur nga koronavirusi.(BalkanWeb)

Komento: