Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manchester, ku dy vëllezër kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se kanë goditur me grusht një grua, fëmija e së cilës, ka goditur me top makinën e vëllezërve teksa luante pranë shtëpisë së tij.
Shahid dhe Tuhidul Alam, respektivisht 44 dhe 47 vjeç, u shfaqën në shtëpinë në Withington, Mançester pasi një nga fëmijët e tyre u akuzua se kishte shkelmuar një top kundër makinës së fqinjit të tyre. Ishte Shahidi, i cili trokiti në derë dhe pasi hyri brenda, nisi të bëjë sherr masiv, që degradoi deri në përdorimin e grushteve.
Sherri ndodhi mes vëllezërve Alam dhe familjarëve të fëmijës, ndërsa vetëm pak çaste pasi situata u qetësua, Shahid iu afrua fqinjës – një grua 59-vjeçare – dhe e goditi atë me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar përtokë, me buzën të çarë.
Menjëherë pas ngjarjes vëllezërit Alam u identifikuan dhe arrestuan nga Policia lokale. Shahid Alam, nga Stanley Street, Mançester, iu dha 27 javë burg. Ai do të mbahet nën mbikëqyrje elektronike për katër muaj, ndërsa u ngarkua me 15 ditë punë të detyrueshme në komunitet.
Ndërkohë, Tudihul Alam, nga School Grove, u dënua me një urdhër komunitar dy vjeçar, 200 orë punë pa pagesë dhe 15 ditë rehabilitim. Shahid u urdhërua gjithashtu të paguajë 200 £ shpenzimet gjyqësore dhe Tuhidul duhet të paguajë 500 £./A2/