Fëmija njëvjeçar mbytet në pishinë në Drenas

23:50 | 04 Korrik 2022

Një rast tragjik ka ndodhur në Drenas.

Një fëmijë njëvjeçar raportohet të ketë humbur jetën.

I njëjti është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Kjo është konfirmuar edhe nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Drejtori i kësaj qendre, Ismet Bogiqi konfirmoi rastin teksa tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Bogiqi shtoi gjithashtu se lidhur me rastin janë informuar edhe Policia e Kosovës.

Ai tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe se nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek rasti tragjik, ku vdiq një 1 vjeçar.

Komento: