Fëmija që u lëndua mbrëmë në Prishtinë, në gjendje kome në QKUK

10:21 | 25 Shkurt 2021

3-vjeçari, i cili është lënduar mbrëmë pranë disa rrethojave tek objekti i Fakultetit Teknik në Prishtinë, vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka, ka thënë se pas ekzaminimeve në Klinikën Emergjente është transferuar në Klinikën Intensive.

Sipas tij, 3-vjeçari po vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna dhe lidhur me aparatin e frymëmarrjes.

“Pacienti është në mjekim intensiv, pasi i janë bërë të gjitha ekzaminimet në Klinikën Emergjente ai është sjell në mjekim intensiv ku vazhdon të qëndrojë edhe më tej për të marrë trajtimin e duhur. Ka lëndime në regjionin e kokës dhe gjoksit, ka ndrydhje në regjionin e mushkërive, të cilat jemi duke i menaxhuar dhe trajtuar. Për momentin fëmija është i fjetur me barna dhe i lidhur me aparatin e frymëmarrjes”, theksoi ai.

“Gjendja e përgjithshme e tij prezantohet stabile, e sa u përket parametrave në përgjithësi është lëndim i rëndë”, ka thënë mjeku.

Komento: