Fëmija tre vjeç gjendet pa shenja jete në Treboviq të Pejës, Policia nis hetimet

14:15 | 29 Shtator 2026

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Treboviq të Pejës.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, Policia është njoftuar rreth orës 09:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se aty ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në Treboviq, si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, për të sqaruar rrethanat e rastit.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës iu është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Rrethanat e rastit mbeten nën hetim.

Komento: