Fëmija u mbulua me batanije për t’i shpëtuar tërmetit, nëna e përlotur rrëfen tmerrin

20:55 | 30 November 2019

Shumë njerëz kanë mbetur të traumatizuar pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë.

Shumë fëmijë e të rritur kanë parë tmerr me sy natën e 26 nëntorit. Disa mundĕn të shohin dritën e së nesërmes e për disa, gjithçka përfundoi aty.

Një pjesë e të mbijetuarve po strehohen në hotele, çadra, ashtu sikundër shumë të tjerë kanë zgjedhur t’i kalojnë netët pranë shtëpive të tyre të dëmtuara.

“Jemi shumë të tronditur. Një jetë të tërë kemi punuar për të, por nuk arritëm të nxjerrin asnjë gjë”.

Në sytë e tyre shihen lot, trishtim e dhimbje. Shtëpia e Ramazan Jangozit është vlerësuar si e pabanueshme ndërsa zonja e shtëpisë tregon momentet e vështira të këtyre ditëve në çadër.

“Akoma nuk më kanë lëshuar ato të tërmetit. Unë isha në dhomë në gjumë. Kur ra i pari dola. Për fat të mirë më doli gjumi me të parin. U çova, i thirra djalit. I thashë edhe këtij tjetrit por ky nuk flet. Kur ka ra tërmeti janë fikur dritat dhe kam bërtitur në re të qiellit se s’kishim çfarë më ba. Me dek nuk mund e gjeja dorezën e derës. Veç kena dal sikur kena qënë ta flet gjumë përjashta (qan). Pastaj kena shku te çadra atje. Aty ishte ujë e baltë. Në 12 të natës kemi ardhur me çadër”.

Këto netë ishin të vështira dhe për familjen Serjan Karaj, 6 anëtarët e së cilës jetojnë që prej së martës në një çadër që e kanë vendosur pranë shtëpisë .

Banorja 1: “S’kam ditur asgjë. Na ka ndihmuar Allahu dhe teposhtë”.

Banorja 2: “Mora gocën në krah, por djalin e kisha në krevat në vete. Ky u mbulonte me batanije dhe thoshte se nuk më gjen gjë mua o mami se jam mbuluar me batanije”.

Dy fëmijët e mitur janë të traumatizuar dhe të frikësuar nga ndodnjë tërmet tjetër.

” ‘TE METI’ thotë. Nuk di të thotë “tërmeti” dhe thotë “TE METI” prishi shpinë. Djali thotë librat, ku i kam librat? E kanë përjetuar diçka shumë të tmerrshme”.

Tërmeti i së martës la 24 të vdekur në Thumanë dhe shumë familje në qiell të hapur.

Komento: