
Fëmijët e një fshatit të Prizrenit nuk kanë mësues, prandaj kanë mbetur pa shkuar në shkollë.
Një konkurs i hapur për edukatore është anuluar, fëmijët e Gorozhupit nuk ndjekin mësimin parafillor
Njëri në klasë të dytë e tjetri në të katërtën.
Por që të dy nxënësit e shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Gorozhup të Prizrenit, mbajnë orët mësimore në të njëjtën klasë.
Të funksionuarit ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre,është kthyer në normalitet për ta.
Më shumë se njëzet e pesë kilometra larg qendrës së Prizrenit,nxënësit nga fshati Gorozhup nuk patën mundësi as të vijonin mësimin parafillor.
Por një konkurs i hapur për edukatore, ua shtoi shpresat banorëve se të paktën gjeneratat e ardhshme do ta kishin këtë mundësi.
Megjithatë ky konkurs u anulua.
Për prindërit kjo është një kërkesë elementare, që fëmijët e tyre të zhvillohen njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në zona të tjera.
Se është e nevojshme të kenë edukatore për arsimin parafillor, e konfirmoi edhe drejtori i shkollës.
Ndonëse këtë shqetësim ua kanë shfaqur disa herë edhe drejtorisë së arsimit, një zgjidhje për ta nuk ka ardhur akoma.
Nga ky institucion nuk iu përgjigjën as pyetjeve për arsyet e anulimit të konkursit.
Rritja e vijueshmërisë në arsimin parashkollor, është edhe një nga prioritet që i ishin caktuar Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Gjithëpërfshirja dhe pjesëmarrja në edukimin parashkollor është një ndër objektivat kryesore të Planit Strategjik për Arsim në Kosovë 2017 – 2021.