Fëmijët e Fushë-Kosovës me këshilla për shëndetin oral dhe trupor – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fëmijët e Fushë-Kosovës me këshilla për shëndetin oral dhe trupor

18:42 | 12 Dhjetor 2018

Organizata Human Care në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung kanë realizuar projektin “Vetëdijesimi për pastërtinë trupore dhe orale tek fëmijët në Komunën e Fushë Kosovës”, me nxënësit e klasave të para të shkollave fillore si periudhë e ndryshimeve të dhëmbëve të qumështit tek fëmijët.

Nxënësit patën rastin të njoftohen më hollësisht rreth pastërtisë trupore dhe orale, ku morën këshilla nga mjeku pedonont mbi rëndësinë e pastërtisë së dhëmbëve, përdorimit të flourit dhe të ushqyerit shëndetshëm për dhëmbë të shëndoshë dhe rëndësinë e realizimit të vizitave tek stomatologu në mënyrë që t’i kushtojnë më shumë rëndësi shëndetit të tyre.

Në bazë të hulumtimeve të bëra në Kosovë, del se fëmijët nga mosha 6 deri në 14 vjeç, kanë pesë deri në gjashtë dhëmbë të prishur.

Projekti u zhvillua në kuadër të platformës ‘Kosova që duam’ dhe u përkrah nga Komuna e Fushë-Kosovës.

Komento: