Pesë nxënëse të dy shkollave të Prishtinës janë rrahur sot në mes vete, ndërkaq momentalisht janë duke u intervistuar nga ana e policisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Aktualisht palët e përfshira në rast 5 persona (femra), janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq Express mëson se njëra nga vajzat e përfshira në rrahje është nxënëse e shkollës së mesme të lartë “Gjin Gazulli” në Prishtinë, ndërkaq katër të tjerat janë të një shkolle tjetër.